3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Haki Abazi e pyet Haradinajn: Cili shërbim sekret të ka kthyer nga burgu në Francë drejt në kryeministri

Rekomandime

Deputeti i VV-së, Haki Abazi i është kundërpërgjigjur kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili ia bëri pyetjen në seancë kryeministrit Albin Kurti se a është rekrutuar nga shërbimi sekret serb. Abazi tha Haradinaj duhet të pyetet se cili shërbim sekret e ka kthyer nga burgu në Francë drejt e në kryeministri.

- Advertisement -

“Në pyetjen e zotit Haradinaj që mendoj që në gjuhën parlamentare nuk duhet të ekzistojë ajo formë e poshtrimit të njerëzve të cilët kanë përgjegjësinë dhe mandatin nga mbi 50% të popullatës dhe e kthen gjuhën parlamentare në një konflikt të panevojshëm, bën njëfar lloj helmimi të opinionit publik në formën e pyetjeve se cili shërbim sekret e ka rekrutuar kryeministri, rrjedhimisht ngrit çështjet të cilat zotin Haradinaj duhet pyetur se se cili shërbim sekret e ka kthyer nga dhomat e burgut në Francë drejt e në kryeministri”, tha Abazi, duke shtuar se duhet kuptohet dallimi ndërmjet votës së mbi 50% Pra duhet me e kuptu dallimin ndërmjet votës mbi 50% kundrejt marrëveshjeve të natës dhe nëntokës që kanë qenë në të kaluarën dhe ky është dallim substancial.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në fjalën e tij në seancën e Kuvendit që po mbahet tani e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti nëse është rekrutuar nga shërbimet sekrete gjatë kohës sa ishte në burg.

“Kam dy pyetje për kryeministrin, Albin Kurti, a je i rekrutuar nga shërbimet serbe, a bën Serbia diçka mbi ty që të mban peng, sot e kësaj dite, a është Kosova e rrezikuar prej teje si i rekrutuar nga shërbimet serbe gjatë qëndrimit në burg apo nga çlirimtarët që janë detyru me majt pushkën në dorë me luftu për lirinë e vendit duhet të deklarohesh sepse qarkullojnë gjatë këto edhe nga deklarimet e tua na bën me dyshu se mbahesh peng nga shërbimet serbe ”, tha Haradinaj

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit