22 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Hoti: Qeveria e Kosovës, ende s’ka vendosur për lejimin e dasmave!

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka konfirmuar se Qeveria ende nuk ka një vendim të prerë për lejimin e dasmave dhe ahengjeve.

Ai tha se më 1 korrik, përfaqësuesit e estradës dhe të hotelerisë do të takohen me Komisionin ekzekutiv për luftimin, monitorimin dhe reagimin # COVIDIT- 19 për të vlerësuar nëse ka kushte që të zhvillohen aktivitete të tilla.

- Advertisement -

Njoftimi:

Qeveria e Kosovës ende s’ka vendosur për lejimin e dasmave dhe ahengjeve. Më 1 korrik, përfaqësuesit e estradës dhe hotelerisë do të takohen me Komisionin ekzekutiv për luftimin, monitorimin dhe reagimin ndaj #COVID19 për të vlerësuar nëse ka kushte që të zhvillohen aktivitete të tilla.

Të gjitha masat lehtësuese që janë ndërmarrë deri tani, janë duke u monitoruar nga afër dhe po vlerësohen vazhdimisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe komisioni brenda Ministrisë së Shëndetësisë.

- Advertisement -

Prandaj, kërkohet nga qytetarët që të tregojnë kujdes dhe t’i respektojnë masat. Në të kundërtën, në rast të përkeqësimit të situatës, prioritet mbetet jeta e qytetarit dhe do të nisin me aplikim të masave të reja për mbrojtje nga përhapja e virusit!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit