0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Haki Abazi i VV-së i gatshëm t’ia falë Dardan Molliqajt me një kusht

Rekomandime

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosjes Haki Abazi është shprehur i gatshëm t’ia falë atë që ndodhi mbrëmë ndërmjet tij dhe Dardan Molliqajt, pas debatit, në Emisionin Presssing, nëse ky i fundit do të shprehte një kërkim falje publike. Komentet Abazi i bëri në ‘RADIO 1’, me ç’rast Molliqaj nuk ishte i qasshëm për këtë medium, sikur edhe për policinë që nga nata e shkuar kur ndodhi incidenti që u raportua.

- Advertisement -

Pasi ka shpjeguar edhe njëherë kronoligjinë e ngjarjes, i pyetur nga ‘RADIO 1’ se a do ishte i gatshëm që do gjë që ndodhi mbrëmë t’ia falte Dardan Molliqajt, Abazi u shprehë se po.

“Unë nuk kam hyë në politkikë për të bërë konfrontime e as për tu marrë me raste të tilla dhe për tu marrë me ështje të cilat mund të jenë të nisura prej motiveve që ai ose kushdo tjetër mund ti dijë. Natyrisht që falja është akt edhe njerëzor edhe intelektual. Nu kam asgjë personale me z.Molliqaj. mendoj që nuk na bënë nderë as neve, as popullit, as vendit konfrontimi fizik. Mendoj që edhe përballja në debate duhet të ndodhë në nivelin professional e jo me goditje personale dhe tentim për njollosje të personalitetit.”-tha Abazi.

Përderisa Abazi I VV-së tha se ka gatishmëri ti fale këtë akt Molliqajt të PSD-së, njejt nuk shprehu gatishmëri edhe për tu ballafaquar në të ardhmen në debat me të.

- Advertisement -

“Jo, dhe jo sepse unë nuk mendoj që populli ynë, qytetarët tonë, votuesit meritojnë cfarëdo lloj stërkeqje të debatit. Nuk mendoj që në asnjë formë unë duhet të ballafaqohem një debat të tillë në të ardhmen.”

Policia ka marrë në pyetje Haki Abazin mbrëmë përderisa sipas Abazit, Dardan Molliqajn, nuk ka pasur mundësi ta intervistojë ende.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit