11.4 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Haki Abazi merr një pozitë të re

Rekomandime

Legjislatura e kaluar e Kuvendit të Kosovës nuk ka pësuar shumë ndryshim me legjislaturën aktuale. Albin Kurti është zgjedhur edhe një herë kryeministër, Glauk Konjufca po ashtu sërish kryetar i Parlamentit.

- Advertisement -

Megjithatë, një emër ka pësuar ndryshim radikal brenda një viti e dy muajsh që qëndrojnë në mes të dy legjislaturave:

Haki Abazi.Ish-shefi i fondacionit “Rockfeller”, që para një viti mbante pozitën e dytë më të pushtetshme në ekzekutivin e shtetit si zëvendës i kryeministrit Kurti, në zgjedhjet e fundit parlamentare kaloi me vështirësi pragun që ia mundësoi një ulëse si ligjvënës.

Megjithatë, avazin e rënies së tij në politikë Abazi është orvatur ta ndalojë me sigurimin e një funksioni brenda kuvendit. Në përpjekje për t’u rikthyer sërish relevant, ka marrë në duar kryesimin e një Komisioni Parlamentar, raporton Gazeta Insajderi.

- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje e ka zgjedhur sot Haki Abazin si kryetar të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, i cili do të përbëhet nga 11 anëtarë.

Përveç Abazit, pjesë përbërëse e komisionit do të jenë edhe Xhavit Haliti, ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe Avni Dehari, deputeti i ri i kuvendit.

- Advertisement -

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, 11 anëtarë:

Haki Abazi, kryetar, GP – LVV,

Xhavit Haliti, zëvendëskryetar i parë, GP – PDK,

Branislav Nikolić, zëvendëskryetar i dytë, GP- SL,

Avni Dehari, anëtar, GP – LVV,

Dimal Basha, anëtar, GP – LVV,

Gazmend Gjyshinca, anëtar, GP – LVV,

Fitore Pacolli Dalipi, anëtare, GP – LVV,

Ariana Musliu-Shoshi, anëtare, GP – PDK,

Arben Gashi, anëtar, GP – LDK,

Time Kadrijaj, anëtare, GP – AAK,

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit