20.3 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Haki Abazi propozohet ambasador në Amerikë, por i dalin probleme

Rekomandime

Deputeti i VV-së Haki Abazi është propozuar për ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Media merr vesh nga burimet se propozimi i MPJD-së për ta dërguar Abazin në Washington D.C është refuzuar nga pala amerikane.

Qeveria që udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar ish-drejtorin e Fondit Rockfeller, Haki Abazi, për ambasador të Kosovës në ShBA.

- Advertisement -

Por, Gazeta Express merr vesh nga burime të saja se ky propozim s’është pranuar nga amerikanët.

Media ka pyetur ministrinë për Punë të Jashtme dhe Diasporë nëse propozimi i tyre që Haki Abazi të bëhet ambasador në Washington është refuzuar,. Deri në publikimin e këtij teksti, zyrtarët e MPJD-së nuk janë përgjigjur në pyetjet e dërguara të enjten. Pra, kjo ministri as nuk e ka mohuar, e as nuk e ka pohuar se Abazi është propozuar për kryeministër.

Abazi, që ishte zëvendëskryeministër në Qeverinë Kurti 1, ka suImuar shumë herë mediat e është përfshirë në shumë përpIasje.

- Advertisement -

Ai në zgjedhjet e 14 shkurtit ishte prej deputetëve të LVV-së që mori më së paku vota. Numri dy i Qeverisë Kurti I nuk mori asnjë pozitë në qeverinë akutale dhe duket se i kanë shkuar huq edhe planet për inkuadrim në mision diplomatik.

Kosova nuk ka emëruar ambasador në ShBA prej kur Vlora Çitaku u kthye nga atje, pas shkarkimit nga ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca. Në fakt ajo qëndroi edhe për disa muaj pas shkarkimit, derisa ish-presidenti Thaçi e nënshkroi dekretin e kthimit të Çitakut. Misionin diplomatik aktalisht po e drejton i ngarkuari me punë, Valdet Sadiku.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit