7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Haki Abazi reagon ndaj deklaratave të Edi Ramës

Rekomandime

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, ka folur për deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në emisionin Pressing në T7. Rama ka thënë se është ndjerë i lënduar nga dekalratat e anëtarëve të VV’së për rrëzimin e teatrit kombëtar në tiranë. Po ashtu ka thënë se deklaratat e Abazit për lidhje me oligarkët kanë qenë më të rëndat.

Abazi ka folur përsëri pas këtyre deklarimeve me një status në Facebook

- Advertisement -

‘’Të thuhet se Shqipëria nuk ka oligark është njësoj si të thuhet që Shqipëria nuk ka det. Nuk e kuptoj fyerjen dhe injorancën e Kryeministrit Rama.’’, ka thënë Abazi.

‘’Realiteti nuk është sajesë ashtu siç nuk është sajesë varefëria e shqiptarëve, ashtu siç nuk është sajesë fakt që me qindra e mijëra shqiptarë kanë ikur nga kjo politikë e injorancës dhe përbuzjes.’’

Abazi ka përmendur edhe veriun e Kosovës në këtë reagim.

- Advertisement -

‘’Veriu i Kosovës në gjendjen e keqe është qe nga 1999 dhe përkundrazi është hera e parë që ne kemi vepruar edhe në veri edhe në Luginë.’’

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit