13.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Halil Matoshi: Po rrezikohet Ganimete Musliu, militantët e VV-së mund t’ia ngjesin për fyti

Rekomandime

Ditëve të fundit është publikuar një video e deputetës së PDK-së, Ganimete Musliu e cila dëgjohej teksa i bënte thirrje mërgimtarëve në Gjermani mos ta përkrahin Fondin e Sigurisë të krijuar së fundmi nga Qeveria Kurti.

Me të marr jehonën e publikimit, kjo video u komentua në përmasa të mëdha.

- Advertisement -

Përveç përkrahësve të hapjes së Fondit të Sigurisë dhe përkrahësve të Qeverisë Kurti, edhe disa deputet të pozitës i dolën kundër Musliut.

E përveç qëndrimit të kundërt me të, pati edhe mijëra ofendimi karshi saj.

Krejt këtë Halil Matoshi po e sheh si mjaft të rrezikshme. Ai ka kritikuar Haxhi Avdylin dhe Sali Zyben për deklaratat e tyre ndaj Musliut.

- Advertisement -

Avdyli shkoi tejet larg ku Musliun e krahasoni me serbën Bërnabiq. Për këtë krahasim Matoshi pati kritika të ashpra.

“Kur një shqiptare të Kosovës e krahason me një serb, ai person potencialisht është i rrezikuar, sepse me të thanë që ti je si këta, ti ia hap rrugën dikush me dal me të vra. E kur i thu kështu dikush mundet me dal me ia ngjitë për fyti”, u shpreh i frustuar Matoshi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit