7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Haliti “godet” Hotin për “Forumin e liderëve”, i kërkon të raportojë në Kuvend për takimin me Vuçiqin

Rekomandime

Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka “goditur” kryeministrin e Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hotin, në lidhje me “Forumin e liderëve”.

Haliti i ka çuar mesazh Hotit që të mos merret me lojëra, si në rastin me forumin, por të raportojë në Kuvend se çfarë bisedoi në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

- Advertisement -

Postimi i plotë i Halitit:

Z. Hoti, a mund ta sqaroni se çfarë është “Furumi i liderëve”?

Kur është formuar dhe nga kush?

- Advertisement -

Cilat janë kopetencat e këtij “kuazi forumi”?

A është kushtetues?

- Advertisement -

Ky “forum” a ka status institucional e Kushtetues?

Si caktohet statusi i liderit që merrë pjesë në mbledhjet e këtij “forumi”?

A është miratuar ky organ qesharak nga Kuvendi i Kosovës?

Apo jeni i interesuar ta përjashtoni sovranin e të merreni me “pronarin”, me falni me “pronarët” e partive politike që deputetët e partive të veta i kanë vetëm si makineri votimi.

Z. Hoti, raporto në Qeveri e Kuvend për atë që biseduat me Vuçiqin në Bruksel.

Kjo është detyra e juaj dhe obligimi i juaj kushtetues. Njoftoje edhe Presidentin.

E me kryetarët e partive është mirë të bisedoni për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet dhe ta përgatitni atë.
Besoj që e dini që BE, SHBA dhe Britania e Madhe, kanë insistuar dhe insistojnë që të bëhet ligji i ri zgjedhor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit