9.7 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Hamasi kërkon ar mëpushim, Izraeli e refuzon, përgatitet të futet në Gaza me këmbësori

Rekomandime

Ushtria e Izrealit po bën gati një plan për një ndërhyrje të mundshme të këmbësorisë në Gaza. Kjo pasi kryeministri izraelit Netanyahu e ka lajmëruar kabinetin e tij se e ka refuzuar propozimin e Hamasit për ar.mëpushim, të cilin e ka bërë përmes Rusisë.

- Advertisement -

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite ka thënë se planet për suIme – të cilat janë në fazën fillestare dhe nuk janë aprovuar akoma – do t’i prezentohen udhëheqësve të ushtrisë izraelite të enjten, të cilët më pas do ta vlerësojnë nëse duhet t’i prezantohen edhe Qeverisë.

Ndërkaq, edhe turmat racste kanë vazhduar t’i rrisin suImet nëpër Izrael. Gjatë së mërkurës mbrëma, hebrenjtë e ekstemit të djathtë kanë vërshuar rrugët, në kërkim të arabëve, ndërsa qytetarët palestinezë të Izrealit po përpIasen me policinë.

Planet për intensifikimin e aksioneve erdhën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka thënë kabinetit të tij se Izraeli e ka refuzuar një propozim të Hamasit, grupit ushtarak që e drejton Gazën, për ar.mëpushim, shkruan The Guardian.

- Advertisement -

Oferta për ar.mëpushim është bërë të martën, përmes ministrisë për Punë të Jashtme të Rusisë, e cila ka transmetuar fjalët e një zyrtari të lartë të Hamasit, që ka thënë se grupi islamist është i gatshëm që të ndalen suImet në të dyja anët.

Ushtria izraelite ka kryer suIme ajrore në Gaza nga e hëna, duke vr.arë kështu katër komandantë të Hamasit dhe funksionarë të tjerë këtij grupi. Dy ndërtesa të larta në Gaza, në të cilën gjenden apartamente dhe zyra, ishin target e suImeve.

- Advertisement -

Së paku 72 persona janë vr.arë në Gaza, përfshirë edhe 16 fëmijë, sipas ministrit të shëndetësisë. Shtatë persona janë vr.arë në Izrael nga suImet ajrore të Hamasit, kanë thënë zyrtarë shëndetësorë të Izraelit. Në mesin e të vr.arëve izraelit është edhe një djalë 5-vjeçar të mërkurën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit