10.1 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Hapet fabrika në Serbi, Vuçiq: E solli kancelarja Merkel, faleminderit!

Rekomandime

Fabrika Continental Automotive Serbia, e cila do të punësojë më shumë se 500 persona, u hap sot në Novi Sad, në prani të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, me këtë rast, e falënderoi kancelaren gjermane Angela Merkel për gjithçka që ajo bëri për Serbinë, ndërsa theksoi se ajo ndihmoi në sjelljen e investitorëve.

Siç theksoi Vuçiq, Merkel “hapi rrugën për miqësi midis Gjermanisë dhe Serbisë”.

“Unë jam shumë mirënjohës ndaj kancelares për mbështetjen që i dha Serbisë. Ajo bëri vetëm mirë për këtë vend. Ne kurrë nuk do të harrojmë gjithçka që ajo bëri”, tha Vuçiq.

- Advertisement -

Përveç Vuçiqit, kryeministrja serbe Ana Bërnabiq gjithashtu mori pjesë në ceremoninë e hapjes.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit