1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Hapi tjetër drejt anëtarësimit në NATO, kryeministrja finlandeze thotë se do të vendosin brenda javësh

Rekomandime

Parlamenti i Finlandës ka hapur debatin nëse do të kërkohet anëtarësimi në NATO, pasi pushtimi rus i Ukrainës çoi në një rritje të mbështetjes politike dhe publike për t’iu bashkuar aleancës ushtarake, raporton AFP, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, tha se vendi i saj do të vendosë “shumë shpejt, brenda javësh” nëse do të aplikonte për anëtarësim.

Ligjvënësit në Parlamentin e Finlandës javën e kaluar morën një “letër të bardhë” të porositur nga qeveria që vlerësonte implikimet e anëtarësimit në NATO.

Raporti nuk bëri rekomandime, por theksoi se pa anëtarësimin në NATO, Finlanda nuk gëzon asnjë garanci sigurie pavarësisht se aktualisht është partnere e aleancës.

- Advertisement -

“Efekti parandalues” në mbrojtjen e Finlandës do të ishte “dukshëm më i madh” si një anëtare e NATO-s, thuhet në raport.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit