Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se AAK do të të votojë pro dërgimit të ekipeve të FSK-së, në misione të përbashkëta paqeruajtëse me aleatin historik SHBA.
“AAK do të votojë PRO dërgimit të ekipeve të FSK-së në misione të përbashkëta paqeruajtëse me aleatin historik ShBA”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Më tej ai ka thënë se kjo është ndër të arriturat e mëdha të FSK-së në rrugëtimin e saj drejt një ushtrie të standardeve të NATO-s
“Kjo është njëra ndër të arriturat e mëdha të FSK-së në rrugëtimin e saj drejt një ushtrie të standardeve të NATO-s, që për Republikën e Kosovës është synim i përhershëm”, përfundoi ai.