10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ja kush do të vaksinohet i pari në Kosovë kundër COVID-19

Rekomandime

Ministria e Shëndetësisë, konfirmoi për Gazetën Infokus se 360 mijë vaksina antiCOVID-19, do të arrijnë në Kosovë në mes të muajit shkurt.

- Advertisement -

E ata që do të vaksinohen të parët kundër pandemisë që ka goditur globin, janë punëtorët shëndetësore të cilët që nga rasti i parë që u shfaq në Kosovë kanë qenë në frontin e parë të luftës kundër COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje për Gazetën inFokus kanë thënë se menjëherë pas kësaj kategorie do të vaksinohen ata që u prekën më së shumti nga ky virus, qytetarët e moshës mbi 65 vjeç.

“Punonjësit shëndetësor, qytetarët e moshës mbi 65 vjeçe, të sëmuret kronike, punonjësit e shërbimeve te lidhura me COVID-19, etj”, thuhet në përgjigjen e MSh-së.

- Advertisement -

E sipas MSh-së ka mundësi që një sasi e caktuar e vaksinave të arrijë edhe më herët se sa mesi i muajit shkurt, por që nuk do të jetë një sasi e madhe, shkruan Gazeta inFokus.

“360 000 vaksina anti COVID-19 për fillim do te merren falas nga mekanizimi COVAX. Sasi te tjera, sipas nevojës do te blihen nga ky mekanizëm apo edhe prodhuesit drejtpërdrejtë. Vaksinat e para pritet te arrijnë ne mes te muajit shkurt, por ka gjasa qe sasi te caktuara të arrijnë edhe më herët, të siguruara përmes rrugëve të tjera”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

- Advertisement -

Po ashtu sipas tyre ka edhe negociata me mekanizma dhe institucione tjera për vaksina të tjera.

Mirëpo përveç vaksinave që do të vijnë si donacion qeveria në buxhetin për vitin 2021 ka paraparë edhe 40 milionë euro për të blerë vaksina dhe për nevoja të tjera për COVID-19.

“Kosova, ka siguruar buxhet prej 40 milionë eurove (ne kuadër te buxhetit 2021) për vaksinat qe do t’i blejë vet dhe nevojat për COVID-19, kështu që çdo vaksine qe do t’u jepet qytetareve të Kosovës, do te jetë falas.”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Nga COVID-19 në Kosovë kanë humbur jetën 1 mijë e 351 persona.

Ndërsa deri më tani nga virusi COVID-19, janë prekur, 52 mijë e 134 qytetarë, e raste aktualisht aktive janë edhe 7 mijë e 835 raste.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit