1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Haradinaj: Do ta forcojmë ushtrinë e Kosovës, e jo të jemi kokëulur para Serbisë

Rekomandime

Kandidati për president i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se Kosovën do ta bëj me ushtri të fortë dhe anëtare të NATO-së.

- Advertisement -

“Nuk mund të kemi një ekonomi të fortë, me ushtri të dobët dhe me kokë të ulur para Serbiseë. Vetëm një Kosovë e fortë në rajon, anëtare e NATO-s, sjellë shpresë në përmirësimin e ekonomisë sonë”, shkruan Haradinaj.

Këto komente Haradinaj i bëri para strukturave të AAK-së në Deçan.

Haradinaj njofton në FB:

- Advertisement -

Kosovën do ta bëjmë një vend të sigurt duke forcuar rendin, ligjin, policinë dhe ushtrinë. Nuk mund të kemi një ekonomi të fortë, me ushtri të dobët dhe me kokë të ulur para Serbisë. Vetëm një Kosovë e fortë në rajon, anëtare e NATO-s, sjellë shpresë në përmirësimin e ekonomisë sonë.

Lista e kandidatëve të Aleancës që i prijë unë si kandidat për President, është oferta më e mirë për t’i shtyrë përpara këto reforma.

- Advertisement -

Te strukturat e Aleancës në Deçan, ndjeva frymën e mobilizimit për fitore. Programi ynë po fiton besim dhe mbështetje çdo ditë e më shumë nga qytetarët.
#ForcaeKosovës
RH

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit