19.7 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Haradinaj i reagon Veselit: OVL-UÇK-ja nuk është organizatë politike e as partnere e partisë tënde

Rekomandime

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj i ka reaguar kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, pas kërkesës së tij për tu anuluar protesta.

- Advertisement -

Haradinaj ka thënë se deklarimi i Veselit ka qenë politik dhe me tendenca për ndërhyrje në pavarësinë e OVL-UÇK-së.

“Deklarimi i juaj z. Veseli, sot ka qenë puro politik dhe me tendenca ndikim për të penguar dhe tentim vendim-marrja në emër të OVL-UÇK’së, ndërhyrje në pavarësinë̈ e sajë gjë që nuk do lejojmë as ty as ndonjë lider tjetër të partive politike. Dua të potencojmë se OVL-UÇK’së nuk është organizatë politike, e as rivale, dhe as partnere e partisë̈ tënde apo ndonjë partie tjetër”, ka thënë Nasim Haradinaj.

Haradinaj tutje ka thënë se Veseli duhet ta pranojnë përgjegjësinë̈ e gabimit që nuk i morri parasysh kërkesat e OVL- UÇK-së, për moskrijimin e kësaj Gjykate raciste.

- Advertisement -

Postimi i plotë i tij:

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit