5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Haradinaj i thur lavde vetes: Në kohën e UÇK-së kam qenë engjëll i vendit që më ka dërguar Zoti

Rekomandime

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se para luftës ka qenë engjëll, ndërsa pas luftës pohon se ka bërë gabime politike.

- Advertisement -

Sipas tij në UÇK atë e ka dërguar Zoti për të shpëtuar njerëz të pafajshëm.

“Në kohën e UÇK-së besoj se kam qenë një engjëll i vendit tim që më ka dërgua Zoti për të shpëtuar njerëz të pafajshëm. Tash jam në politikë dhe nuk jam engjëll. Edhe bashkëluftëtarët e mi i konsideroj engjëj e po ashtu edhe Amerikën që e ka bombarduar Serbinë. Pas luftës edhe unë kam bërë gabime në politikë”, tha Haradinaj në TV Dukagjini, transmeton Gazeta Sinjali.

Megjithatë, ai thotë se nuk kërkon amnisti për gabimet e politikës, vetëm pse në luftë ka qenë “engjëll mbrojtës”.

- Advertisement -

Lideri i AAK-së thotë se familjarët e viktimave të luftës kanë të drejtë të kërkojnë drejtësi, por thotë se duhet të kenë kujdes që të mos i bëjnë favore Serbisë.

“Edhe mua më është vrarë një vëlla pas lufte dhe shumë bashkëluftëtarë të tjerë”, ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit