2.1 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Ngjarje e rëndë: 39 vjeçari nga Istogu e dhunoi vajzën e vëllait

Rekomandime

Një e mitur është dhunuar gjatë ditës së djeshme në fshatin Vrellë të Istogut, teksa i dyshuari është arrestuar.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë se do të bëjnë kërkesën që i dyshuari të ndalohet për 48 orë dhe se do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e këtij rasti.

- Advertisement -

I dyshuari është Istref Mavraj, i moshës 39-vjeçare, i cili po dyshohet se e ka dhunuar në shtator të vitit 2021, mbesën e tij, vajzën e vëllait.

Ai po dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij, e cila vitin e kaluar i bie se ka qenë në moshën 14-vjeçare. Ndonëse ende nuk dihen detaje të sakta për rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar arrestimin dhe ndalimin e tij.

Siç mëson Sinjali, i njëjti është prangosur dhe shoqëruar në stacion policor, por për shkak të gjendjes shëndetësore nuk është dërguar në Qendrën e Mbajtjes, por është nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh, ku gjatë kësaj periudhe do të jetë nën përkujdesjen e Policisë teksa merr trajtim mjekësor në spital.

- Advertisement -

Sipas të njëjtave burime, tash për tash rasti është iniciuar nga Prokurori i Shtetit si “Dhunim”, ndërsa pritet që veprimet e tjera të merren brenda afatit ligjor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit