0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Haradinaj jep detaje për marrëveshjen për bashkëqeverisje me LDK

Rekomandime

Shefi i GP të AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se negociatat e AAK-së me LDK-në janë ende të pakonkretizuara, por ka thënë se ka dakordim për bashkëqeverisje.

- Advertisement -

Ai tha se nuk është kohë zgjedhjes kjo periudhë dhe se kundër kësaj janë të gjitha partitë, përveç VV-së.“Nuk ka gjëra konkrete. Por ka dakordim për bashkëqeverisje në të ardhmen me LDK-në. E patë që të gjitha partitë ishin kundër shkuarjes në zgjedhje, përveç VV-së. Nuk ka rrethana për me shku në zgjedhje”, tha Haradinaj në RTK.

Ai tha se kryeministrin në detyrë Albin Kurti e humbi mundësinë në Parlament, duke e prishur qëllimisht koalicionin.“Në të ardhmen pritet të shohim, se çfarë zhvillimesh do të kemi.

Platforma politike për të cilin jemi pajtuar me LDK-në, janë disa prej këtyre si menaxhimi i situatës së pandemisë, krijimi i stabilitetit pas pandemisë, rikthimi i buxhetit për ato komuna që kjo qeveri i ka linçu. Ligji për Pagat që duhet të zbatohet, etj.”, tha Haradinaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit