26.9 C
Pristina
Wednesday, April 10, 2024

Haradinaj: Kam pranuar nominimin për President, pasi vendi ka nevojë për stabilitet

Rekomandime

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, tashmë kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë sot në emisionin “Debat”, në RTK se nuk ka pritur që të bije shpejt Qeveria Kurti, edhe pse AAK, e ka përkufizuar edhe në koncept si Qeveri e mashtrimit, për ato pritjeje që kanë premtuar që do t’i bëjë.

- Advertisement -

“Meqë Qeveria Kurti ra shpejtë, ne i dhamë përkrahje qeverisë Hoti, edhe si emergjencë, që mos me e lanë vendin pa qeveri, me e menaxhua pandehmë dhe ngjarjet që pasuan më pas. Pastaj pasuan akuzat ndaj Thaçit, Veselit dhe të tjerëve. Kam mendua që edhe unë edhe vendi që të ruhet qëndrueshmëri në raport me vendin dhe rajonin, vendimi dhe gatishmëria për t’i hyrë kësaj rruge për tu bërë President”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se ai gjithmonë vetën e tij e ka parë më shumë për ekzekutiv.

“Aftësitë e mija kanë qenë për qeverisje, për vendimet që kam marrë për dinamikën që jam shquar. Tashmë situata kërkon një stabilitet, bashkë populli i Kosovës dhe aleatët tanë kanë nevojë për qëndrueshmëri që të ruajmë demokracinë dhe është vlerësuar si i drejtë propozimi i AAK-së dhe e kam pranuar”, ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit