2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Haradinaj: Kurti hoqi rrethojat, por endet me veturë të blinduar

Rekomandime

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për heqjen e rrethojave nga objekti i Qeverisë së Kosovës.

- Advertisement -

Ai këtë ka thënë se nuk e shoh si diçka tragjike, por ka vlerësuar se këtë vendim është dashur ta marrin institucionet përkatëse.

Sipas Haradinajt, është mirë që Qeveria të jetë e hapur para qytetarëve dhe është kulturë një gjë e tillë.

“Është mirë të hiqen, është kulturë, sepse qeveria s’ka pse të ruhet nga populli. Mirëpo këtë vlerësim është dashur ta marrin institucionet përkatëse”, tha Haradinaj në Rtv21.

- Advertisement -

Por, Haradinaj ka theksuar se përderisa Kurti heq rrethojat, ai ende endet me veturë të blinduar.

“Kurti të endet me makinë të blinduar, por në anën tjetër të heq rrethojat”, tha Haradinaj.

- Advertisement -

Ai ka thënë se Kurti nuk është duke përgaditur trazira, ngase VV i ka lënë masat ekstreme të opozitarizmit.

“Nuk besoj që që z. Kurti shkon te ato ekstremet, e ka të vështirë rikthimin në pushtet. Nuk është tragjike që VV ka rënë nga pushteti, mund të kthehet”, ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit