8 C
Pristina
Thursday, March 14, 2024

Thaçi: Masat pas gjendjes së jashtëzakonshme mund të ishin më rigoroze, Kurti tregoi pamençuri

Rekomandime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se mocioni i votëbesimit ndaj qeveirsë nuk kishte lidhje me propozimin e tij për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.Ishte pikërisht mbështetja e ish-ministrit të punëve të brendshme të Kosovës, Agim Veliu, për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme që dërgoi në shkarkimin e tij nga kryeministri Albin Kurti. LDK vendosi të iniciojë mocionin e votëbesimit pas shkarkimit të njërit prej ministrave të saj.

- Advertisement -

‘’Asnjë lidhje nuk ka pasur shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme me mocionin. Një ditë para se të propozoj mbajtjen e këshillit të sigurisë komëbtare unë e kam thirrë kryeministër Kurti në telefeon dhe duke arë gjednjen në vend dhe duke parë rekomandimet e institucioneve relevante dhe duke parë gjednjen në rajon e pashë të nevojshme të kem një bisedë me kryeministrin’’, tha Thaçi.

‘’Ajo bisedë u zhvillua në orën 18, ai pati qëndrim refuzues. Nesër pata bisedë me liderët tjerë. Të gjithë kishin një qëndrim pro shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Unë jam anëtari më i vjetër i Këshillit që dy mandate. E thirra kryeministrin në mbledhje dhe ai pranoi. U zhvillua në ora 19. Pati një ose dy persona që nuk kishin vend aty, u zhvillua një debat konstruktiv dhe secili dha opinionin. Unë tregova qartë se do të propozoj shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Nuk dua të krijoj panik por kemi pasur rast të kemi masa më rigoroze dhe më të kujdesshme për të pasur më pak viktima’’, shtoi ai.”Ka mundur të ketë minimum viktima po të ndaleshin fluturimet jashtë vendit më kohë.”Ai e quajti shkelje të rëndë kushtetuese dhe vendim të pamnçur nga Kurti, vendimi për kufizim të lëvizjes.

“Është pamençuri që ka dërgu në rrezik të demokracisë për qytetarët. Kjo është shkelje e rëndë kushtetuese”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit