23.1 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Haradinaj – Kurtit: S’është kurrë vonë për t’u kthyer në rrugën e Zotit

Rekomandime

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar deklaratat e Kurtit për ish-krerët e UÇK-së në intervistën për prestigjiozen italiane, “La Repubblica”.

Haradinaj, mes tjerash deklaroi se ndoshta kreu i ekzekutivit është penduar për deklaratat e mëparshme për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare, e që momentalisht gjenden në Hagë.

- Advertisement -

Madje, i pari i Aleancës i dha pak konotacion fetar këshillës personale për Kurtin, duke i thënë se nuk është kurrë vonë të kthehesh në rrugën e Zotit.

“Nuk është kurrë vonë. Sikur të ishte e sinqertë ajo që e bën, pra pendimi, ose kthimi në rrugën e Zotit nuk është kurrë vonë. Me u kthy në rrugën e Zotit është me i respektu kategoritë e lirisë sepse liria është e përjetshme”, tha ai në T7.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit