13.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Haradinaj me disa pyetje për Kurtin: Trego, a je për Asociacion gjeografik

Rekomandime

Kreu i AAK-së dhe deputeti nga ky subjekt politik, Ramush Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka pasur disa pyetje për kryeminsitrin Albin Kurti dhe çështjen e asociacionit.

- Advertisement -

Haradinaj në seancë ka thënë se kërkon që Albin Kurti ta ndalojë mashtrimin me dialogun, e thotë se i njëjti në komunikim duhet të jetë më i saktë.

“I kërkoj kryeministrit që ta ndalë mashtrimin për dialogun, në komunikim të jetë më i saktë. A është kryeministri kundër Asociacionit? Pse kjo pyetje sepse ne e dëgjojmë kryeministrit duke përmendur lloje të Asociacionit. Trego a je pro a kundër?”, shtoi Haradinaj.

Deputeti i AAK-së, tutje ka pyetur Kurtin nëse është për Asociacion gjeografik, ashtu edhe siç e kishte përmendur.

- Advertisement -

“Në bazë të marrëveshjes së Brukselit po edhe në bazë të Kushtetutës, a je kundër Asociacionit në përputhje me Kushtetutën? A je për Asociacion gjeografik se dikun e ka përmend, është mirë me na tregu për kënd e ka fjalën kur e përmend këtë. Pse na duhet me hapë opsione të reja, mirë është me i tregu vendit. Cka mundet me qenë më i mirë asociacioni gjeografik, çka ka dallim? Ai thotë se ka një asociacion po nuk është etnik”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit