-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Haradinaj: Merkel s’do ta kryejë mandatin pa i hequr vizat për Kosovën

Rekomandime

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk beson se kancelarja gjermane, Angela Merkel, do ta përfundojë mandatin e saj pa zgjidhur çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

- Advertisement -

Haradinaj ka bërë të ditur se gjatë periudhës së pandemisë ka qenë në Berlin tre herë, por se nuk ka bërë deklarime.“Nuk pres që kancelarja Merkel do të shkojë në shtator – nuk do të shkojë prej zyrës pa e kryer liberalizimin e vizave”.

“Kam qenë tre herë në Berlin në kohët e pandemisë, por s’kam bërë deklarime. I kam lutur që këtë çështje ta kryejë kancelarja Merkel – I kam lutur që ajo të ndërmjetësojë edhe në dialogun Kosovë-Serbi”.

“E kam të vështirë të premtoj pas gjithë asaj që ka ndodhur, por e kam një shpresë që Merkel nuk do ta kryejë mandatin pa e përfunduar çështjen e liberalizimit të vizave”, ka thënë ai në Rubikon.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit