14 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Haradinaj: Mos u befasoni nëse AAK fiton në Prishtinë

Rekomandime

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në emisionin Pressing të T7, ka thënë të nuk ka befasi nëse AAK fiton në Prishtinë.

- Advertisement -

Përvec në Prishtinë me Daut Haradinajn si kandidat për kryetar të kryeqytetit, Haradinaj tha se nuk ka befasi nëse AAK’ja fiton edhe në Podujevë.

“Kandidatura e Daut Haradinajt është befasuar në përvojën e mëhershme në komuna. Pra, aty nuk është pritur, Aleanca edhe ka arritur të fitojë komuna. Nuk është fort me u befasu që mund të fitojmë në Podujevë, ose mund të fitojmë në Prishtinë”, është shprehur Haradinaj.

Tutje, ai tha se partia e tij identifikohet si parti e ndryshimeve që ka marrë përgjegjësi për veprimet e saj në komuna të caktuara. Sipas tij, ndryshimi ka ndodhur.

- Advertisement -

“Ajo që ndodh në nivel komunal, Aleanca identifikohet si ndryshimi. Pra, kur Aleanca ka marrë përgjegjësi në një komunë të caktuar, ndryshimi edhe ka ndodhur. Ka ardhur qeverisja e mirë”, shtoi Haradinaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit