Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj është shprehur optimist për rezultatin që do të ketë partia e tij në zgjedhjet lokale.
Haradinaj ka thënë se AAK nuk është parti pa peshë në nivelin komunal.
“Ne sot qeverisim në shtatë komuna dhe bashkë qeverisim në disa tjera. Në zgjedhjet e ardhshme synojmë t’i marrim mbi 10 komuna”, tha ai, në “Debat Plus”.
I pari i AAK-së thotë se fokusim tashmë kanë edhe te komunat tjera që nuk i kanë për momentin në qeverisje.
“Besnik Tahiri do të jetë kandidatë për Podujevën. Kjo është e vërtet”, deklaroi Haradinaj, duke iu përgjigjur pyetjes së Pandurit, përcjell Telegrafi.
Ai thotë se edhe gjatë zgjedhjeve parlamentare ka pasur kërkesa nga qytetarët për të kandiduar Dautin në kryeqytet.