7.3 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Haradinaj: Nëse ushtarët serbë shkelin në Kosovë, bombardohet Beogradi

Rekomandime

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, thotë se nuk ka analogji mes luftës së Kosovës dhe asaj në Ukrainë.

Haradinaj, megjithatë sheh një mos-reagim të bashkësisë ndërkombëtare, ashtu siç ishin vonuar për të ndërhyrë në Kosovë.

- Advertisement -

I pari i AAK’së thotë se Rusia ka ndikim në disa pjesë të Ballkanit por, sipas tij, s’ka fare prezencë në Kosovë.

Haradinaj thotë se Vuçiq dhe Serbia nuk kanë guxim në këtë kohë të ndërhyjnë në veri për shkak të garancisë ndërkombëtare.

“Nëse do të ndodhte kjo, e gjithë bota do ta dinte se Vuçiq po e bën këtë për shërbim të Rusisë. Nëse nuk po kanë mundësi se si me ia gjet zgjidhjen Rusisë, perëndimi është bukur i zoti me ia gjet zgjidhjen Serbisë, pasi këtë e kanë bërë edhe një herë në vitin 1999”, tha ai në RTV Dukagjini.

- Advertisement -

“E di që amerikanët nuk lejojnë asnjë ushtar serb të shkelë në territorin e Kosovës. E di që bombardohet Beogradi nëse ndodh diçka e tillë, sikur në vitin 1999. Këtë e di lidershipi i Serbisë mjaft mirë. Po kaloi një oficer i Serbisë në territorin e Kosovës, do të bombardohet Beogradi, jo ndonjë territor tjetër”, shtoi Haradinaj.

“Ne duhet të bëjmë punët tona. Por, Serbia e di se Kosova është zonë e përgjegjësisë së Amerikës, Britanisë e tjerëve”, deklaroi Haradinaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit