18.1 C
Pristina
Thursday, April 11, 2024

Haradinaj: Nuk fshihem pas Amerikës kur bëj punë të liga

Rekomandime

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk fshihet pas Amerikës kur bën punë të liga, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Haradinaj ka thënë se nuk merr merita ku përmishen mardhëniet me Amerikën por as nuk fshihet pas tyre.

“Unë nuk dua të marrë merita për përmirësimin e marrëdhënieve sepse ato janë të popujve edhe nuk fshihem prapa Amerikës kur është nxehtë ose kur është vështirë ose kur bëj punë të liga unë, ta zëmë kur rritet korrupsioni ose kur dua ta luftoj korrupsionin nuk fshihem prapa Amerikës, ato i bëj sepse janë detyra të vendit tonë”, ka thënë Haradianaj për VOA.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se tarifat janë politikë dënuese ndaj Serbisë e cila duhet të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës.

- Advertisement -

“Nuk e kuptojnë mirë marrëdhënien e popullit shqiptar me Amerikën. Nuk është marrëdhënie që prishet prej një individi, prej meje ose prej dikujt tjetër, është një marrëdhënie midis popujve, është një marrëdhënie në mes qëllimeve gjeostrategjike që na bashkojnë dhe unë jam këtu vetëm ta ndihmoj këtë marrëdhënie. Fakti që u ndodha në Amerikë ditën e hapjes së fushatës mendoj që duhet të merret si një tregues që nuk jam shkaktar i prishjes së marrëdhënieve me Amerikën. Unë nuk dua të marrë merita për përmirësimin e marrëdhënieve sepse ato janë të popujve edhe nuk fshihem prapa Amerikës kur është nxehtë ose kur është vështirë ose kur bëj punë të liga unë, ta zëmë kur rritet korrupsioni ose kur dua ta luftoj korrupsionin nuk fshihem prapa Amerikës, ato i bëj sepse janë detyra të vendit tonë. Ju them edhe një herë, në Amerikë, nuk do të kishte funksionuar Amerika qe qindra vjet sikurse vlera kryesore të kishte qenë ai servilizëm, në Amerikë njerëzit që i shërbejnë me besnikëri Amerikës edhe ia dedikojnë jetën, vlerësojnë besnikërinë e secilit për popullin e vet në radhë të parë. Për shembull edhe fjalimi i presidentit Trump që tregoj se kujt i takon e ardhmja domethënë ishte me rëndësi. Ai tha e ardhmja ju takon patriotëve jo globalistëve edhe kjo duhet të vjen në shprehje çdo herë”, ka thënë Haradinaj.

Ai thekson se nuk synon marrëdhënie servile, por marrëdhënie përmbajtjesore strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit