8.3 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Haradinaj: Nuk marrë pjesë në asnjë qeveri ku flitet për ndarjen e Kosovës

Rekomandime

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk merr pjesë në asnjë Qeveri ku flitet për ndarjen e Kosovës. Ndonëse, ai sot ka biseduar me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, të cilit i ka thënë se partia e tij do ta votojë mocionin për rrëzimin e Qeverisw Kurti.

“Nuk marrë pjesë në asnjë qeveri ku flitet për ndarjen e vendit tem, apo korrigjim të kufijve”, ka thënë Haradinaj në Pressing.

- Advertisement -

Ai ka thënë se këtë qëndrim ia ka thënë sot edhe kryetarit Isa Mustafa. “U siguruam që të garantohemi që të mos ketë ndarje të Kosovës. U siguruam që Kosova të mos jetë temë diskutimi për territore, korrigjimi e kështu. Një kontratë për njohje është e nevojshme”, tha Haradinaj.

Ai tha se taksa duhet të shfrytëzohet për kontratën e njohjes së ndërsjellë për njohje mes Kosovës dhe Serbisë.

“Taksën duhet me ndërlidhë me një kontratë për njohje, me një garancë që çështja e territoreve, ndarjeve, nuk do të jetë në tavolinë”, ka thënë ai. Haradinaj ka thënë se pas votimit të mosbesimit nevojitet një qeveri e unitetit. “Nevojitet qeveri uniteti, nuk është kjo kohë për përçarje”, theksoi Haradinaj.

- Advertisement -

Tutje, Haradinaj ka thënë se nuk ka qenë momenti që të provokohen konflikte politike sikur këto të fundit, që po çojnë në rrëzimin e Qeverisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit