14 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Haradinaj paralajmëron prishjen e koalicionit me LDK’në

Rekomandime

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i nervozuar me kryeministrin Avdullah Hoti, ai e ka paralajmëruar se nuk do ta përkrah nëse vazhdon kështu.

- Advertisement -

Haradinaj ka thënë se nëse kryeministri Hoti dhe LDK vazhdon me këtë çasje ndaj AAK’së, ndaj dialogut, ndaj situatës me COVID-19 do ta prish koalicionin me ta.

Ai tha se emërimi i Skender Hysenit ka ndodhur pa paralajmëruar AAK’në dhe e kanë marrë vesh nga mediet kosovare, ai tha AAK nuk do ta përkrah Hysenin.

“E ka emëruar Skënder Hysenin. I pari që ia përkrahi është Presidenti Thaçi. Aleanca s’ka qenë as në dijeni. Asnjë SMS nuk e kemi marrë që do ta emëroj Hysenin në çështjen e dialogut. Nëse dojnë me përvetësu dialogun një grup i ngushtë, atëherë le të mbahen mirë kur të vijnë në Kuvend. Nëse ne nuk ankohemi dhe vazhdojmë me këtë dialog, s’ka se si me u kyçë Amerika. Ne jemi duke e bë të pamundshme me marr rol Amerika dhe me krye punë”, tha Haradinaj.

- Advertisement -

Ai tha se është kundër që Kosova të vazhdojë pa kornizë kohore dhe paqartësi në dialog.

“Premtimi për një mos marrje ose mos lobim për njohje deri në takim i bije si mos nxitje e konflikteve diplomatike diku deri në ngjarje, pra është një lloj armëpushimi deri në takim, të them të drejtën ka logjikë ai premtim para takimit në Amerikë që ndoshta është menduar që do të arrihet një marrëveshje, por nuk ka logjikë me vlejte ai premtim për procesin Borell-Lajcak”.

- Advertisement -

“Hoti dhe Mustafa duhet ta bëjnë një hap prapa në obligimet që i kanë marrë të tilla. Nuk mund të vazhdojnë me një agjendë pa kornizë kohore, pa qëllime konkrete, që është prej temës në temë”.

“Ne nuk jemi kundër rolit të BE-së në dialog, por dinamika kohore e BE-së është tepër e disfavorshme për ne, vetëm ia lehtëson Serbisë hapjen e kapitujve për të shkuar drejt BE-së, në na mbanë ashtu siç na ka mbajtur deri tani, as liberalizimin e vizave nuk na e ka dhënë”.

I pari i AAK-së theksoi se LDK po mendon se po e merr dialogun duke besuar se është një pasuri me të cilën ti i bën do “syreta” dhe të respektojnë.

Haradinaj tha nëse ne nuk ankohemi dhe vazhdojmë me këtë dialog, Amerika nuk ka si kyçet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit