10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Haradinaj për intervistën e Kurtit nga Burgu i Serbisë: Si ka mundësi t’i ndodhë atij që të dalë ashtu të japë intervistë

Rekomandime

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje do t’i falin vetëm servilët.Haradinaj në emisionin Rubikon në Klan Kosova tha se kryeministri në detyrë Albin Kurti, i ka fyer vlerat e luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Ai theksoi se qasje majtiste e tij është pro-sllave.

- Advertisement -

I pari i AAK-së pyeti se pse vetëm Albin Kurti, dha intervistë nga Burgu i Serbisë?“Qasja majtiste e Kurtit është pro-sllave.

I vetmi zotëri Kurti ka dhënë intervistë nga Burgu në Serbi. Ai ka mundur të përfaqësoj UÇK-në nga Prishtina. I kanë rrah shumë figura, e kanë mbytur Fehmi Aganin pa qenë UÇK. Pse me marrë zëdhënësin e UÇK-së edhe me dalë në intervistë”.

“Pra, edhe këshilltar i tij i ka fyer vlerat e luftës. A del ndonjë këshilltar i Angela Merkelit të flasë në emër personal të tij? A ka mundur që Adem Demaçi të japë intervistë në burg, a ka mundur të japë intervistë Ukshin Hoti? Cili nga armiqtë e Serbisë ka dhënë intervistë. Intervista mund të jetë edhe rastësi, por si ka mundësi të i ndodhë atij që ashtu të dalë edhe të japë intervistë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit