-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Haradinaj poston video emocionuese, flet për betejat që e presin Kosovën

Rekomandime

Kandidati për president të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka publikuar një video dokumentar, ku rrëfehet angazhimi dhe përkushtimi i tij gjatë periudhës së luftës e më tej.

- Advertisement -

Haradinaj ka treguar se që në ditët e para ishte pjesë e luftës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Shumë gjëra kanë ndryshuar në 21 vitet e fundit, por dashuria, angazhimi dhe përkushtimi im për vendin mbetet i njëjtë. E kam parë gjithmonë si detyrë, t’i shërbej Atdheut atje ku mund ta bëj më së miri. Së pari si ushtar, pastaj si Kryeministër dhe tani edhe si President”, ka shkruar Haradinaj krahas videos së publikuar në rrjetin social Facebook.

Tutje, ai është shprehur se edhe pse Kosova jeton në paqe, beteja e fundit për Kosovën nuk është zhvilluar ende.

- Advertisement -

“Beteja për njohjen tonë të plotë, për një të ardhme të sigurt dhe të prosperuar për Kosovën dhe brezin tonë të ri, që siguron antarësim në NATO, BE dhe OKB, kërkon një President të fortë, që punon për interesat tona shtetërore dhe është i gatshëm të ballafaqohet me Serbinë e Vuçiqit”, ka përfunduar Haradinaj.

Për më shumë, ndiqeni videon në vazhdim të publikuar nga kandidati për president, Ramush Haradinaj:

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit