10.9 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Premtoi shumë parash për eleminimin e tij?”/ Zbulohet nga erdhi kërcënimi me jetë për Albin Kurtin

Rekomandime

Policia e Kosovës ka përforcuar sigurinë e Kryeministrit Albin Kurti në banesë pas një kërcënimi të marrë në rrjetet sociale.

Sipas mediave në Kosovë, vendimi i shtimit të masave të sigurisë është marrë pasi në person me identitet të rremë ka “premtuar një shumë parash për vr.asjen e Albin Kurtit”.

- Advertisement -

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë”, tha zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu.

Ai shtoi se “Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre”.

“Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, tha Kryeziu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit