0.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Haradinaj rikthen akuzat ndaj Veselit, PDK’në e quan arkitekte të korrupsionit

Rekomandime

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj u është rikthyer akuzave ndaj PDK’së dhe Kadri Veselit. Ka thënë se faji pse Veseli hyri në politikë nga SHIK’u është te LDK’ja. Sidoqoftë, edhe Haradinaj arriti të bëhej Shef i Qeverisë pasi hyri në koalicion parazgjedhor me Veselin

- Advertisement -

“Arkitekte” të korrupsionit e ka kualifikuar ai Partinë Demokratike, me të cilën para dy vjetësh kishte hyrë në koalicion. Përveç PDK-së, fajin kryesor për kapjen e shtetit Haradinaj ia ka hedhur edhe LDK-së.

“PDK-ja pa përkrahjen e LDK-së nuk do të kishte arrit me e legjitimu as Kadriun e as Hashimin. Kadrija ishte politikan i hijes, dhe LDK-ja e nxjerri prej aty duke e bërë kryetar të Parlamentit”, ka thënë Haradinaj në një intervistë për “Kohën Ditore”.

Ndërkaq kundërkandidatin nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haradinaj e ka quajtur “ëndërrues të lëvizjeve të dikurshme të majta”.

- Advertisement -

Haradinaj ka zbuluar edhe detaje nga takimet e përbashkëta me ndërkombëtarët për çështjen e taksës dhe dialogut. Ka thënë se presionin më të madh e ka pasur nga Veseli dhe Thaçi, duke treguar edhe për takimin në të cilin Haradinaj është krahasuar me Milosheviqin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit