2.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Haradinaj-Stublla: Sikurse shkëmbimin territorial, Britania do ta ndalë edhe Asociacionin mono-etnik

Rekomandime

Ish-kryediplomatja e Kosoves, Meliza Haradinaj-Stublla është shprehur e sigurt se Britania e Madhe do të luajë rol të veçantë për ta përjashtuar mundësinë e implementimit të një modeli monoetnik të Asociacionit në Kosovë.

Ajo ka thënë se Britania do të veprojë në këtë mënyrë, pasi që ishte ajo që kishte bllokuar ‘suksesin’ e mundësisë për shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -

“Njëjtë sikurse gjatë mjegullnajës të shkëmbimit territorial mes Kosovës dhe Serbisë – kur kundërshtimi britanik ndaj tij u bë mur që parandaloi suksesin e tij, jam e sigurt që tani roli i Britanisë së Madhe do të jetë vendimtar edhe njëherë në përjashtimin përfundimtarë të rrezikut për një Asociacion përçarës, mono-etnik, të ngjashëm me Dodik Republikën”, ka shkruar ajo.

Këtë vlerësim të sajin, ajo e ka ndarë pas një takimi të përbashkët të emisarit të të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak në Londër me zyrtarë britanikë, duke e përmendur edhe rolin e shefit të OSBE’së, Ambasadorit Micchael Davenport në Prishtinë, që po ashtu është britanik.

“Fakt: propozimi është draftuar dhe negociuar pa një konsultim me të dërguarin e Britanisë, Sir Stuart Peach. Tani që implementimi do të fillojë, Lajçaku po kërkon Londrën për të diskutuar hapat e ardhshëm, sepse Davenport është krucial në ekipin menaxhues që do ta draftojë statusin e Asociacionit”, ka shkruar në fund Stublla-Haradinaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit