6.4 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Bideni reagon për dëbimet me kuaj: E tmerrshme, do ta paguajnë

Rekomandime

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se dikush do të paguajë pas përhapjes së fotografive ku agjentët kufitarë, të hipur në kuaj, shihen duke i kthyer imigrantët me forcë në një lumë.

Zyrtarët amerikanë janë zotuar se do ta hetojnë incidentin, i cili ndodhi afër një kampi imigrantësh në qytezën Del Rio. Në këtë kamp u grumbulluan mbi 15.000 njerëz para se ai të pastrohej të premten.

- Advertisement -

“Marr përgjegjësi. Ishte e tmerrshme të shihet, të shohësh njerëz të trajtuar ashtu si i trajtuan ata, kuajt gati sa nuk i shtypën. Njerëz duke u goditur. Mizore”, tha presidenti amerikan.

Pamjet e dëbimeve, të cilat janë shpërndarë shumë në internet, u dënuan nga ligjvënësit dhe nxitën krahasime me epokën e skllavërisë në Amerikë, shkruan BBC.

- Advertisement -

Në deklaratën e tij të parë publike për gjendjen në Teksas, në kufi me Meksikën, shefi i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden, shtoi: “Ju premtoj se ata njerëz do të pagujanë. Do të hetohen. Do të ketë pasoja.”

Pas reagimeve të shumta, Departamenti i Sigurisë Kombëtare njoftoi të enjten se do ta pezullojë përdorimin e kuajve në zonën e qytezës Del Rio.

- Advertisement -

Sekretari për Siguri Kombëtare, Alejandro Mayorkas, tha se fotografitë e kanë tmerruar atë dhe premtoi se incidenti do të hetohet në nivelet më të larta.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë të premten, zyrtari i lartë tha se dëbimi i imigrantëve u bë për shkak të shqetësimeve për shëndetin publik në kohë pandemie.

Administrata e Bidenit ia ka zgjatur afatin politikës së epokës së Trumpit, e cila ua lejon autoriteteve amerikane dëbimin e shpejtë të imigrantëve që nuk kanë dokumente.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit