5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

E pazakontë: Hajduti futet për të vjedhur, por bën punët e shtëpisë

Rekomandime

Një i ri në Angli hyri në një shtëpi për të vjedhur por përfundoi duke bërë punët e shtëpisë atje.

Bëhet fjalë për Konrad Kuprasz, 24 vjeç, i cili shkoi për të grabitur në një shtëpi në North Yorkshire, por përfundoi duke larë rrobat, duke sistemuar dhomat dhe jo vetëm kaq, por edhe punë të tjera.

- Advertisement -

Pasi hyri në banesë i riu nisi të sistemonte gjithçka, bëri një dush për vete, lau rrobat që kishte veshur, hëngri drekë dhe pastroi të gjithë shtëpinë. Ndërsa pasi i mbaroi këto të gjitha, i riu që kishte hyrë në shtëpi për të vjedhur u rehatua në krevatin e zotit të shtëpisë duke luajtur në laptop.

Kur pronari i shtëpisë erdhi e pa hajdutin që ishte shtrirë në krevat dhe kishte veshur rrobat e tij. Burri njoftoi policinë e cila erdhi dhe arrestoi menjëherë 24-vjeçarin nga Polonia.

Kur u arrestua ai iu tha policëve se kishte bërë edhe disa riparime zdrukthtarie kur ndodhej brenda shtëpisë që kishte hyrë për të vjedhur. Kuprasz, nga Scarbrough, pranoi vjedhjen dhe u burgos me dy vite heqje lirie. Pas lirimit të tij ai do të dëbohet përsëri në vendlindjen e tij, Poloni.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit