3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Haradinaj takon parlamentarët gjermanë, i falënderon për qëndrimin e Berlinit kundër ndryshimit të kufijve

Rekomandime

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka takuar sot gjatë ditë një delegacion nga Bundestagu Gjerman.

Pas takimit, Haradinaj ka thënë në Facebook se mbështetja e Gjermanisë në procesin e liberalizimit të vizave është i domosdoshëm.

- Advertisement -

Ai nuk e ka lënë pa e përmendur edhe çështjen e kufijve duke shtuar se Gjermania ka qëndrim konsistent për mosndryshim të kufijve.

Theksova po ashtu se dialogu Kosovë – Serbi duhet të jetë pa kushte, që rezulton në njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Postimi i plotë i Ramush Haradinaj:

Kosova është mirënjohëse për angazhimin konkret dhe të drejtë të Gjermanisë, në proceset më të rëndësishme të vendit dhe në rrugën tonë të integrimit.

- Advertisement -

Këtë vlerësim ua shpreha sot, delegacionit nga Parlamenti Federal i Gjermanisë, konkretisht përfaqësuesve nga Nënkomiteti për Parandalimin e Krizave Civile, Menaxhimin e Konfliktit dhe Veprimeve te Integruara, të kryesuar nga deputeti Ottmar von Holtz.

Theksova se procesi i Berlinit, i iniciuar nga shteti Gjerman, mbetet instrumenti më i rëndësishëm i integrimit të Ballkanit në Europë dhe si vend kemi qenë tejet konstruktiv karshi detyrimeve tona.

Në këtë frymë, mbështetja e Gjermanisë në procesin e liberalizimit të vizave, është i domosdoshëm, si një e drejtë e qytetarëve tanë dhe një konfirmim i orientimit tonë euro-atlantik.

Kosova ka dëshmuar pjekuri të lartë politike dhe demokratike në zgjedhjet e fundit në vend, duke e konfirmuar faktin se jemi një vend stabil, kontribues për paqe në rajon dhe shembull i zbatimit të rendit dhe ligjit. Qëndrimi konsistent i Gjermanisë për mosndryshim të kufijve është tejet i rëndësishëm.

Theksova po ashtu se dialogu Kosovë – Serbi duhet të jetë pa kushte, që rezulton në njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit