3.8 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Haradinaj takon Thaçin, zbulon për çfarë diskutuan

Rekomandime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj janë takuar sot në Presidencë.

- Advertisement -

Kreu i AAK-së pas takimit ka thënë se me presidentin Thaçi kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.

“Isha në takim me ftesë të presidentit, për konsultë për zhvillimet në vend. Diskutuam edhe për pandeminë, por edhe për temat tjera, zhvillimet në përgjithësi”, u shpreh Haradinaj.

Haradinaj ka mohuar se në këtë takim është diskutuar për propozim aktakuzën e Zyrave të Specializuara.

- Advertisement -

Ai ka thënë se Thaçi nuk i ka përmendur se ka diçka të re në këtë drejtim.

“Nuk ra kjo temë, nuk mora vesh që ka diçka konkrete ose që ka ndonjë të re në këtë temë”, u shpreh shkurt Haradinaj para mediave.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit