2.6 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Haradinaj tregon pse e ka dërguar djalin në shkollë private

Rekomandime

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka dhënë sqarime pse ka dërguar djalin e tij në një gjimnaz privat e jo në shkollë publike.

- Advertisement -

ADVERTISING

inRead invented by Teads

Haradinaj ka deklaruar se ka disa vite që punon të sjell shkolla të huaja në Kosovë, jo veç të Amerikës e Anglisë por edhe të Gjermanisë dhe sistemit shkollorë të tyre.

- Advertisement -

“Kam bo përpjekje të dërgojmë një kualitet i nevojave gjermane është i nevojshëm. Gjini (djali i tij) është një porosi që i dëshirojmë në këtë shkolla, i japim besimin dhe i mirëpresim. Nuk është shkollë private në kuptimin profitabil, dhe profesorët e arsimtarët paguhen nga buxheti i Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj në RTV Dukagjini.

Ai ka thënë se paguan për djalin në këtë shkollë si çdo prind tjetër.

- Advertisement -

Haradinaj, së bashku me gruan Anitën, e kanë përcjell djalin e tyre Gjinin në ditën e parë në Gjimnaz. Çmimi vjetor për regjistrim në këtë shkollë është 1500 euro

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit