7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Haradinaj: Vjosa Osmani nuk ma dha fjalën kur Kurti imitoi “Çakoli, Zhlebi, bajraku…”

Rekomandime

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Daut Haradinaj, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, nuk ia kishte dhënë fjalën në ditën kur Kurti po rrëzohej nga pushteti dhe filloi ta imitoi Haradinajn në foltore.

Kurti kishte marrë fjalën si kryeministër në foltoren e Kuvendit dhe kishte imituar Haradinajn lidhur me çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

- Advertisement -

Një prej arsyeve pse nuk kam shkuar në kryesi të Kuvendit është për shkak se Vjosa Osmani nuk ma ka dhënë fjalën për t’ia kthyer Albin Kurtit. Ajo ka gabuar kur nuk ma ka dhënë fjalën. Ai mundet me ofendu, por jo ta keqpërdorin foltore”, është shprehur Haradinaj në T7.

Tutje, Haradinaj ka thënë se Vjosa Osmani këtë mosveprim e ka bërë sepse ishte në flirt me Albin Kurtin.

“Unë kam kërkuar me ia kthyer aty. Vjosa Osmani ka qenë në një flirt me Albin Kurtit”, shtoi Haradinaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit