8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Shpend Ahmeti bëhet infektolog: I tregon botës si doli nga laboratori coronavirusi

Rekomandime

Wuhan, është qyteti kinez ku e pati origjinën coronavirusi që gjunjëzoi botën e që u tha se lindi nga tregu i kafshëve.

- Advertisement -

Për prejardhjen e coronavirusit së fundmi ka shkruar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili citon një raport të Kongresit Amerikan, ku sipas tij thotë se COVID nuk ka ardh nga tregu ku shiteshin lakuriqët, por nga laboratori.

Ahmeti përmes një postimi në Twitter thotë se është e dhimbshme të kuptosh që ky restart botëror është shkaktuar nga faktori njeri, shkruan Reporteri.net.

“Tashmë edhe zyrtare. Raporti i Kongresit Amerikan në aneks thekson se COVID nuk ka ardh nga tregu ku shiteshin lakuriqët, por nga incidenti në Institutin e Wuhanit ku është bërë Gain of Function research shumë vite. #Thread. Këto hulumtime kanë për qëllim ndryshimin njerëzor të viruseve të kaluara që të vlerësohen rreziqet nga mutacionet që mund të vijnë në ardhmen. Në këtë rast, ishte fjala per SARS. Megjithatë kjo nuk ishte e qëllimshme. Thjeshtë masat e sigurisë në laborator dështuan. Pas sëmundjes së disa hulumtuesve me simptome të COVID, virusi u shpërnda në Wuhan, e që pastaj në lojrat sportive të ushtrive të mbajtur në Kinë u transferua edhe në shtete të tjera. Është e dhimbshme të kuptosh që ky restart botëror është shkaktuar nga faktori njeri”, ka shkruar Ahmeti në Twitter.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit