1 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Haradinajt i vie një letër nga Bashkimi Evropian

Rekomandime

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranuar një letër-falënderim nga presidentja e Bashkimit Europian, Ursula von der Leyen.

Ajo i ka thënë Haradinajt se fokusi i saj si presidente e BE, do të jetë Ballkani, ndërsa Haradinaj është shprehur se qëndrimi i tij është i qartë që dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të rifillojë pa kushte deri në arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

I nderuar të pranoj letër-falënderim nga presidentja e Bashkimit Europian, Ursula von der Leyen, për urimin tim në zgjedhjen e saj në krye të BE-së. Përmes kësaj letre, presidentja e zgjedhur e Bashkimit Europian, riafirmon se Ballkani Perëndimor do të jetë ne fokus të Presidentes, dhe që bashkërisht ta ndërtojmë të ardhmen.
Siç e kam thënë në urimin tim, kam besim të plotë që Bashkimi Europian nën udhëheqjen e saj, do ta kthejë Kosovën në dinamikat e duhura integruese europiane. Ne mirëpresim qëndrimin e Znj. Von der Leyen, se ne kemi të përbashkët historinë dhe të ardhmen dhe ne jemi të gatshëm që së bashku t’i tejkalojmë sfidat.
Qendrimi ynë tashmë është i qartë: Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të rifillojë pa kushte deri në arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe besoj që Bashkimi Europian do të reflektojë për shkaqet e devijimit të dialogut dhe do të intensifikojë përpjekjet në evitimin e temave, siç është shkëmbimi i territoreve e që shpiejnë në destabilizim e rajonit tonë.

RH

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit