1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Haradinajt nuk i bën përshtypje presioni i Grenell: Taksa nuk hiqet

Rekomandime

Ramush Haradinaj zbuloi në Open se ka pasur një telefonatë me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së ambsadorin Richard Grenell, me të cilin thotë se ka diskutuar për disa çështje për Kosovën.

- Advertisement -

Gazetarja e pyeti Haradinajn përse nuk u takua më ambasadorin amerikan, ndërkohë që kreu i Qeverisë në detyrë tha se gjërat u diskutuan në telefon, shkruan Reporteri.net.

“Unë po e zbuloj këtu tek ju se kam pasur një bisedë telefonike me zotin Grenell dhe kam pasur takime më përpara me të në Berlin”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkohë, Haradinaj u pyet edhe për ultimatumin që zyrtari amerikan e dha për taksën. Ai flet njëlloj, duke thënë se ajo nuk mund të hiqet.

- Advertisement -

“Nuk mund të hiqet taksa pa pasur një marrëveshje me Serbinë. Ai duhet të na sjellë një marrëveshje te konsoliduar me Serbinë dhe e heqim taksën”, shtoi Haradinaj.

Haradinaj vazhdoi duke thënë se nuk do ta heqë taksën për t’i fituar zgjedhjet Vucic, por ai do ta hiqte atë kur Serbia ta njohë Kosovën.

- Advertisement -

“Po unë e heq taksën kur Vuçiç të njohë Kosovën. Nuk e heq taksën për të fituar zgjedhjet Vuçiç në pranverë. Në qoftë se Serbia njeh Kosovën unë tani bëj mbledhje qeverie dhe e heq taksën- tha Haradinaj. Për çështjet e Kosovës duhet të flasë edhe Kosova”, ka thënë kryeministri në detyrë në Top Channel.

Sidoqoftë, njeriu i Trump gjatë takimeve me presidentin Thaci por edhe me Albin Kurtin e Isa Mustafën, e theksoi nevojën për heqjen e taksës dhe rinisjen e dialogut.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit