6.6 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Haraqija: Vjosa Osmanin e kandidoi Isa Mustafa për ta ruajtur veten

Rekomandime

Ish- ministri nga LDK’ja Astrit Haraqija ka thënë se Sa i përket kandidimit të Vjosa Osmanit për kryeministre, ai thotë se Osmanin nuk e kandidoi LDK’ja, por ‘Isa Mustafa për ta ruajtur veten, trasnmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Haraqija thotë se një koalicion i mundshëm LDK– VV, edhe po të ndodhë, nuk ndodhë për parime por për interesa të ngushta mes këtyre dy partive.

Sa i përket kandidimit të Vjosa Osmanit për kryeministre, ai thotë se Osmanin nuk e kandidoi LDK’ja, por ‘Isa Mustafa për ta ruajtur veten’.

Haraqija tha se mjafton me ‘pa gjëra të tyre në Youtube dhe mund ta vëreni sa parimor janë këto dy parti, është e mjaftueshme sharjet që i kanë bërë njëra tjetrës deri më tani’

- Advertisement -

“Sa i përket bashkëpunimit me VV se besoj por gjithçka po ndodhe sot se s’ka parime veç interesa te ngushta por fatmirësisht koha është ari, dhe po shihet që nuk është e para Kosova por karrika, shpejt ranë maskat, shyqyr sot është koha e internetit veç mundeni mi pa Youtube e sheh karakterin dhe parimet që i kanë . Veç sa kanë e kanë shajtë njeri tjetrin boll është. Partia s’ka vendos por Isa për me ruajte veten, normal edhe partia me duartrokitje, veç suksese ju uroj dy palëve, ishalla janë te sinqertë ndërmjet veti për shkak se deri sot se kam parë një gjë të tillë”, ka thënë Haraqija për Periskopin.

I pyetur se a do ta pranonte një ofertë të tillë nga LDK-ja për të garuar për deputet, Haraqija tha se nuk pret një ofertë të tillë nga Mustafa por edhe sikur t’i vinte nuk do ta pranonte.

- Advertisement -

“Nuk pres ofertë nga shoku Isa bile as që pranoj, politika s’me ka mbajtur jetën kurrë. Ka kujt i bënë ofertë shoku Isa që 9 vite veç ktheni kohën e shihni të gjithëve AAK, PDK, Nismës, listës SRPSKA etj, tash e ka edhe VV…. me gjithë u nda “mirë”. Kështu qe unë kam durim dhe kam traditë përditë si ndërrojë shefat dhe interesat veç çorapet i ndërroj përditë. Koha jonë po vjen. Unë jam dhe mbetem Rugovist”, ka shtuar Haraqija.

Kujtojmë që zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen me 6 tetor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit