3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Haris Kelmendit s’i mjaftoi largimi nga puna, vazhdon të tallet me Policinë e Kosovës dhe IPK-në

Rekomandime

Në javët e para të qershorit është larguar nga puna polici Haris Kelmnedi, i cili kishte ushtruar dhunë ndaj një të riu brenda stacionit policor.

Ky vendim u morë pas një hetimi që nisi kur në janar të këtij viti në media ishin publikuar pamje skandaloze të keqtrajtimit të një 18 vjeçari në vitin 2018 nga zyrtari policor, Haris Kelmendi, pjesëtar i Njësisë së Reagimit të Shpejtë në stacionin “Qendra në Prishtinë”.

- Advertisement -

Komisioni i Brendshëm Disiplinor brenda Policisë së Kosovës pati trajtuar rastin disiplinor që ka të bëjë me zyrtarin në fjalë dhe ka marrë vendim që të njëjtit ti shqiptoj masën disiplinore “Ndërprerje e Marrëdhënies së punës”.

“Lidhur me kërkesën tuaj, ju njoftojmë se Policia e Kosovës, respektivisht Komisioni i Brendshëm Disiplinor i Policisë së Kosovës e ka trajtuar rastin disiplinor që ka të bëjë me zyrtarin në fjalë dhe ka marrë vendim që të njëjtit ti shqiptoj masën disiplinore ”Ndërprerje e Marrëdhënies së punës”, ishte thënë në përgjigjen zyrtare të policisë.

“Vendimi në fjalë është pranuar nga i apostrofuari dhe ndaj tij është zbatuar edhe suspendimi i përkohshëm nga puna deri në vendimin tjetër administrativ. Në këtë rast, vendimi merr formën e prerë pas kalimit të afatit të së drejtës për ankesë apo pas vendosjes në shkallë të dytë nga ana e Komisionit për Ankesa”, theksohej tutje.

- Advertisement -

Viktima në rastin e Haris Kelmendit dhe dy zyrtarëve të tjerë të dyshimtë të Policisë së Kosovës ishte Leutrim Rama.

Në vendim ndër të tjerash thuhej se Haris Kelmendi është fajtor për shkelje disiplinore; shkelje të rëndë diskredituese; ndërhyrje, pengim apo tentim në proceset ligjore dhe në kryerjen e detyrave zyrtare; sjellje në mënyrë të tillë duke dëmtuar imazhin e PK-së gjatë ushtrimit të detyrës apo jashtë saj; jo objektiviteti në punët policore që shkaktojnë pasoja në trajtimin e qytetarëve apo punëtorëve të policisë; shkelje e rëndë e autorizimit, veprime në kundërshtim me dispozitat e ligjit në fuqi në lidhje me autorizimet policore; përdorim i tepërt i forcës; përdorim i forcës që nuk është e domosdoshme për ta arritur objektivin legjitim dhe të ligjshëm të Policisë.

- Advertisement -

Por tani që i njëjti ka humbur vendin e punës ka filluar një “lojë” tjetër. Ai vazhdimisht merret me Policinë e Kosovës si dhe Inspektoratin Policor të Kosovës.

I njëjti në profilin e tij në Facebook ka theksuar se zyrtarët policorë duhet t’i ruajë Zoti, se sa për që i ruajnë drejtorët kurrë jo.Duke mos përfunduar me kaq Haris Kelmndi ka vazhduar me shkrime ku ndër të tjerash duke bërë shaka me konkursin e Policisë së Kosovës për pjesëtarë të rijnë ka pyetur se a po përgatiten apo jo.
Kelmendi ka shkuar tutje duke bërë edhe një foto-montazh të pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës nga veriu, e duke shtuar edhe veten në të.
“Hajde krejt me kallxu sa jeni t ‘gjatë”, shkroi ai.

“Tash garant shkon IPK me kqyr mos pe rrehin policia, me çu n’burg edhe naj polic”, shtoi ai.

Ai madje ka hedhur fjalë edhe në keqpërdorimet e mundshme të zyrtarëve të IPK-së, duke thënë se përdorin veturat zyrtare edhe pas orarit.

Siç duket gabimi të cilin e bëri Haris Kelmendi dhe i cili u kuptua në mënyrë publike nuk i mjaftoi për “tu mbushur mend”, por ky i fundit vazhdoi me deklarime të njëpasnjëshme duke hedhur fjalë në drejtim të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit