9.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

HARTA/ Ja si do t’i mundësohet Serbisë dalja në detin Adriatik, marrëveshja e nënshkruar nga Avdullah Hoti

Rekomandime

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kishin nënshkruar më 14 shtator 2020 marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë, në prani të ish presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Në një nga 16 pikat e marrëveshjes të nënshkruar thuhet se të dyja palët, do t’i përkushtohen një studimi të fizibilitetit për mundësitë e lidhjes së infrastrukturës hekurudhore Beograd-Prishtinë me një port në det të thellë në Adriatik.

- Advertisement -

“Të dyja palët do të zbatojnë marrëveshjen e hekurudhave Beograd-Prishtinë të nënshkruar më 14 shkurt, 2020. Për më tepër, të dyja palët do t’i përkushtohen një studimi të fizibilitetit për mundësitë e lidhjes së infrastrukturës hekurudhore Beograd-Prishtinë me një port në det të thellë në Adriatik.

– Kosova (Prishtina) dhe Serbia (Beogradi) do të punojnë me Korporatën Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar dhe EXIM, në memorandumet e mirëkuptimit, për të operacionalizuar këto:

– Autostradën e paqes

- Advertisement -

– Lidhjen hekurudhore Prishtinë-Merdare

– Lidhjen hekurdhore Nish-Prishtinë

- Advertisement -

– Sigurimin e financave për mbështetjen e kredive që kërkohen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

– Projekte shtesë dypalëshe

– Prani e plotë ndërkombëtare në Beograd, Serbi, e Korporatës Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar”, thuhet në marrëveshje.

E një fotografi e shpërndarë në rrjetet sociale, e demonstron se si do t’i mundësohet Serbisë dalja në detin Adriatik.

Marrëveshjen për këtë pikë e ka kundërshtuar ashpër Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka rikujtuar se kur ish-ministri Blerim Reka kishte deklaruar një gjë të tillë, ishte kërkuar me ngulm dorëheqja e tij nga opozita.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit