6.6 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Hasani flet për anulimin e takimit Kurti – Veliaj, çfarë ndodhi sipas tij

Rekomandime

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani në një përgjigje për Gazetën Express ka treguar versionin e tij se pse është anuluar takimi i paraparë që të ndodhte sot në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe kreut të Bashkësisë së Tiranës, Erion Veliaj.

- Advertisement -

Hasani që ka qenë pjesë e takimeve që sot ka mbajtur Kurti në Tiranë në saje të vizitës së parë zyrtare që nga marrja e detyrës së kryeministrit, ka deklaruar se arsyeja se pse takimi i paraparë Kurti – Veliaj është anuluar është sepse kryeministri i Kosovës kishte pasur një agjendë në Prishtinë.

“Kryeministri nuk e ka anuluar vizitën te kryetari i Bashkësisë së Tiranës z.Erion Veliaj. Po për shkak të agjendës në Prishtinë, takimin me Ministrin e Jashtëm të Italisë dhe për shkak të kohës për të mbërri atje e ka shtyrë vizitën për një ditë tjetër”, ka deklaruar ambasadori Nait Hasani në një përgjigje për Gazetën Express.

Sipas agjendës zyrtare që ka dërguar qeveria e Kosovës, Kurti ishte paraparë që të shihej me Erion Veliajn në ora 11:55 minuta.

- Advertisement -

Pas anulimit të takimit, kreu i Bashkësisë së Tiranës tha se Kurti e ka devijuar agjendën dhe nuk e di arsyen e anulimit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit