12.9 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

A do të shkarkohet presidenti Thaçi? Flasin nga Vetëvendosja

Rekomandime

Lëvizja Vetëvendosje kishte thënë para zgjedhjeve se, me ardhjen e tyre në qeveri do të fillojnë inicimin e shkarkimit të presidentit Thaçi, por kryeministri i ri, Albin Kurti deklaroi para pak ditësh se kërkon unitet me presidentin për çështjen e diplomacisë së jashtme.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, për “Bota sot” tha se koalicioni qeverisës, LVV-LDK, do ta shkarkojnë presidentin nëse ai do të veprojë kundër ligjeve e kushtetues së Kosovës.

- Advertisement -
Mefail Bajqinovci

Koalicioni qeverisë ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike do të qeverisin gjithmonë në përputhje me ligjet dhe kushtetutën e Republikës së Kosovës. Shkarkimi i presidentit Thaçi do të jetë i pashmangshëm nëse ai vepron kundër kushtetues së Kosovës. Por duhet të kemi parasysh se për shkarkimin e presidentit duhet 2/3 e votave të Kuvendit të Kosovës, të cilat nuk janë të pamundshme por shumë të vështira për t’u arritur, ndonëse besojmë edhe në deputetët e opozitës se edhe ata do ta respektojnë kushtetutën e Republikës së Kosovës”, tha ai.

Por Bajqinovci beson se të gjithë politikanët në detyrë në institucionet e Kosovës, me qeverinë Kurti nuk do të bëjnë shkelje kushtetuese.

“Unë besojë se me qeverinë Kurti, të gjithë politikanët në detyrë në institucionet e Kosovës, do të kenë një kornizë të qartë se deri ku dhe sa mund të veprojnë, veprimet e të cilëve nuk do të kenë shkelje kushtetuese”, tha tutje deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit