Gjatë ditës së djeshme në media është raportuar se Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Taçi ka udhëtuar për një vizitë në SHBA, lajm ky që ende nuk është konfirmuar nga presidenca.
E duke e komentuar këtë lajm, analisti politik Faton Mehmeti ka shkruar se Thaçi do të arrestohet në SHBA.
“Thaçi do të arrestohet në SHBA, ose në ndonjë vend tjetër, nuk besoj se do të kthehet në Kosovë. I leverdis edhe Gjykatës Speciale të arrestojë Thaçin jo në Kosovë, për të shmangur ndonjë incident”, ka shkruar Mehmeti, në profilin e tij në facebook, përcjellë “Bota sot”.